Plisat këndojnë ‘Kosova është zemra e Shqipërisë’ para hotelit, shikoni si reagon Taulant Xhaka (Video)

0
623

Disa orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Maqedoni dhe atmosfera në Shkodër ndryshe nga miqësorja me Marokun është një spektakël i vërtetë.

“Plisat” janë ata që duke ecur në çdo cep të qytetit të Shkodrës, me fjalët “Kosova është zemra e Shqipërisë”, kanë emocionuar të gjithë tifozët e tjerë dhe qytetarët shkodran.

Pak më parë ata janë mbledhur poshtë hotelit ku po qëndron Kombëtarja Shqiptare duke brohoritur dhe me simbolet shqiptare kanë thirrur me të madhe: “Shqipëri, Shqipëri, Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Këtyre fjalëve Taulant Xhaka nuk iu ka rezistuar dot dhe ka dalë në dritare pa bluze, duke i përshëndetur, kjo i ka nxitur akoma më shumë tifozët, të cilët kanë filluar të brohorisin akoma më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here