PD: 6 hektarë me drogë, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë të paprekshme

0
157

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, ka ngritur sërish akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për implikim në  biiznesin e drogës. Ai ka thënë se parcelat me drogë në afërsi të Rinasit po ruhen nga policia.

 

Deklarata e plotë e Alibeajt

Pas denoncimit dy ditë më parë nga kjo foltore, me prova, me foto e me video, për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, Edi Rama heshti.

Dhe tahiri i tij, që së fundmi organizon ture festive nëpër ca parcela me kanabis, nuk u shfaq.

Pse?

Sepse këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit.

Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, tahiri, Rama; por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg.

Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyre në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim.

Ky është sundimi i bandës së drogës në vend.

Biznesi kriminal që bëhet në zemër të vendit, me lejen e Edi Ramës i cili është në krye të skemës së 30 përqind të përfitimit.

Ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen, të ngrihen e të pastrojnë vendin nga droga, nga trafikantët, e nga kumbarët në qeveri.

Shqipëria meriton zhvillim e punë të ndershme, jo krime e drogë.

Shqipëria dhe shqiptarët më mirë pa Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here