LIBE voton kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

0
251

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian ka votuar kundër lëvizjes së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë, raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, kërkoi nga kolegët e saj që të votojnë për liberalizim të vizave për Kosovën.

Gjatë diskutimeve në seancë u kërkua që për Kosovën të shtyhet votimi, meqë Kosova nuk ka përmbushur kriteret e paraqitura nga Komisioni Evropian.

Kjo kërkesë u cilësua si e pamundshme nga kryesuesi i seancës, meqë do të komplikonte procedurat e seancës, por u tha se pa marrë parasysh vendimit, në rast se ai do të jetë pro liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare, ai nuk do të hyjë në fuqi derisa të gjitha kriteret të konsiderohen të përmbushura.

Kujtojmë se dy kushtet e vëna nga KE janë luftimi i korrupsionit dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here