Kërcënim për sulm, Gjermania mbyll shkollat

0
168

Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar mësimin pasi gjatë natës iu kanë dërguar email-e me anë të së cilëve kërcënojnë me sulme terroriste. Në kercenimet që kanë marrë shkollat është paralajmëruar se sulmi do të ndodhë në orën 9 të mëngjesit, transmeton Rusia Today. “Koha kur duhej të ndodhnin sulmet tashmë ka kaluar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Joachim Grande. Në qytetin Braunschweiger shtatë shkolla kanë pranuar email-e me anë të të cilëve kërcënohen me sulme terroriste. Mësimi është anuluar në 9 shkolla të mesme dhe në ato fillore në këtë qytet. Policia është vënë në kërkim të autorëve që kanë dërguar email-et.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here