200 socialistë i bashkohen PD, ja si përgjigjet Shtabi i majtë elektoral

0

Shtabi elektoral i kandidatit të majtë për Dibrën Muharrem Rama ka reaguar pas deklaratavenga PD se asaj force i’u bashkuabn 200 socilaistë. Në reagim thuhet se PD mashtron pasi asnjë socialist nuk është larguar. Ja deklarata e shtabit të Muharrem Ramës: Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” z.Muharem Rama përgënjeshtron lajmin e bërë publik nga Partia Demokratike për gjoja largimin e 200 anëtarëve nga strukturat e Partisë Socialiste. Asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk është larguar në drejtim të Partisë Demokratike dhe e gjitha është një shfaqje e shëmtuar me njerëz të importuar nga jashtë Dibrës, me synim dezinformimin e qytetarëve pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Shtatorit. Përdorimi i manovrave të tilla nga Partia Demokratike veçse fyejnë popullin dibran dhe nuk mund të kenë asnjë efekt elektoral. Përkundrazi, edhe fushata elektorale e ka provuar se kandidatura e doktor Muharem Ramës arrin të sigurojë mbështetje nga e majta dhe e djathta. Fakt që do të provohet nga vota e kësaj fundjave. Qytetarët e Dibrës e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të votuar masivisht në 11 Shtator për kandidaturën e doktor Muharem Ramës.

Loading...

Lini nje pergjigje