Standard.al

Vodhi tri banesa brenda pak orëve, por shqiptari “harroi” gjurmët!

0

Nga mëngjesi deri në mesditë, një shqiptar kishte arritur të kryente tri vjedhje në zona të ndryshme të Prevezës në Greqi.

Grabitjet i kreu më 15 korrik, por më 4 shtator, policia ka mundur ta identifikojë 30 vjeçarin fal gjurmëve të gishtërinjve.

Të gjitha grabitjet janë bërë në shtëpitë e banorëve që nuk ishin të pranishëm në banesë.

Ai kishte mundur të grabitjes, para, bizhuteri dhe dokumente të ndryshme, si dhe një motor.

Megjithatë, shqiptari sipas policisë greke nuk ka qenë shumë i vëmendshëm për shkak se ka lënë gjurmët e gishtërinjve.

Grabitjet kishin thuajse ë njëjtën mënyrë; thyerjen e dritareve. 30 vjeçari jeton pa dokumente të rregullta në Greqi. Dosja është marrë nën hetim nga Prokurori në Prevezë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.