Standard.al

Truke se si të mos i grisni getat gjatë veshjes (VIDEO)

0

Çdo femre kush e di se sa herë i janë shqyer tërësisht çorapet e reja. Në vijim po ju japim disa truke se si t’ju rrinë çorapet e najlonit të rrëshqitshme, ndërkaq të mos këputet asnjë fije e vetme.

Vetëm duhet t’i ndiqni këto veprime:

Para mbathjes lyeni me losion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit.

Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen.

Mbështillini çorapet nga pjesa e brekëve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.

Mos u ngutni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos pëlcasin. Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni në mos janë mbetur diku të çlirëta.

Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.