Shqipëri-Maqedoni në masa të rrepta sigurie, rreth 900 policë do rrethojnë “Loro Boricin”

0
135

Rreth 900 forca policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Me qëllim shmangien e konfuzionit, hyrja e tifozëve në stadium do të nisë në orën 17, ndërsa policia bën apel që këta të fundit të jenë të pajisur edhe me mjet identifikimi.
Policia publikoi edhe planin e masave, zbatimi i të cilit do të nisë mëngjesin e së hënës, teksa në rrugët kryesore që të çojnë drejt stadiumit nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në të dy krahët.

1. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00 Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj

2. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00

3. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 08:00 deri në ora 24:00

4. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

5. Do të ndalohet parkimi i automjeteve, në të dy anët e Unazës Perëndimore (nga ish Zukthat deri tek Kryqëzimi i Kirasit) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore :

“Xhabije – Parrucë”

“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”  “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Ndeshja është parashikuar të fillojë në orën 20:45 por hyrja e tifozerisë do të nisë në orën 17:00. Policia njofton se tifozwt duhet tw shmangin mbajtjen me vete të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here