Standard.al

Momente historike! Sot shenjtërohet Nënë Tereza në Vatikan

0

Nënë Tereza, murgesha shqiptare, themeluesja e Misionareve të Dashurisë, që ia kushtoi jetën më të varfërve ndër të varfër, të sëmurëve, dhe atyre që nuk i do më askush do të shenjtërohet sot në orën 10:30 në Vatikan.

E njohur gjatë misionit të saj si Nënë Tereza e Kalkutës dhe e vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, gruaja më e thjeshtë dhe më madhështore e botës shenjtërohet vetëm 19 vjet pas vdekjes.

Të dielën në orën 10.30, Papa do të kryesojë, në Sheshin e Shën Pjetrit, Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës. E jo më larg se të hënën, më 5 shtator, do të kujtohet edhe kalimi i saj në Shtëpinë e Atit Qiellor.

Nënë Tereza u shpall e Lume nga Papa i shenjtë Gjon Pali II në vitin 2003, vetëm pesë vjet pas vdekjes. Ishte Papa Françesku ai, që propozoi dhe ngulmoi shpalljen e Shenjtërimit të saj. Shenjtërimi i saj po kremtohet nga mbarë bota.

Mesha në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan do të mbahet në disa gjuhë dhe së fundi, në gjuhën e Shën Terezës, në shqip, do të thuhet lutja që Zoti t’i mbushë barinj e besimtarë me Shpirtin e vet, për ta shuar etjen e Jezusit në vëllezërit:

“Ji ti drita ime!” e na porosit: “Tani ju takon ju ta rrezatoni dritën e Krishtit! Kështu do të vijoj lutja me fjalët e Krishtit në shqip.

Në mbarë botën, e jo vetëm në Kishë, jetohet me gëzim pritja për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Të pranishëm sot në Vatikan në shenjtërimin e Nënë Terezës do të jenë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Presidenti Bujar Nishani, Zonja e Parë, Kryeministri Edi Rama kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PD, Basha janë nisur drejt selisë së shenjtë. Në Vatikan do të jenë edhe drejtuesit e besimeve fetare në Shqipëri.

Shenjtërimi i Nënë Terezës është festuar edhe ne Kalkutë. Ndërsa në Shqipëri do të ketë një varg aktivitetesh, ku Teatri i Operas, Baletit do të jap një koncert me tema dhe frymë kishtare, i cili do të mbahet në orën 09.30 në mëngjes në sheshin Nënë Tereza.

Shenjtërimi i Nënë Terezës është një moment historik për të gjithë shqiptarët në mbarë botën, teksa një pjesë e tyre do të jenë edhe në Vatikan.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.