Kamioni i mallrave përplaset me makinën, 3 të vdekur

0
165

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Një kamion mallrash është përplasur me një automjet tip “Golf”, në afërsi të fshatit Babush, ku kamioni ka përfunduar sipër automjetit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme shoferit dhe pasagjerëve.

Policia ka konfirmuar vdekjen e dy shtetaseve femra dhe një mashkull, inicialet e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here