Ja cili shtet ka ushtrinë më të fuqishme në rajon

0
155

Global Firepower (GFP) ofron një pasqyrë të veçantë të dhënave analitike mbi forcat ushtarake sot.

Në këtë rangim përfshihen 125 shtete, e që ofron një sërë faktorësh krahasuar me fuqinë ushtarake të një vendi. GFP kryesisht bazohet në kapacitetet potenciale të luftës konvencionale në secilin vend – luftë tokësore, ujore dhe ajrore, raporton Koha.net.

Rezultati përfshin vlerat që lidhen me burimet, financat, gjeografinë dhe mbi 50 faktorë të ndryshëm që japin vlerësimin final, i quajtur Indeksi i Fuqisë (Power Index). Indeksi i pushtetit në vlerë prej 0.000 paraqet një vlerë të përsosur. Nga shtetet e rajonit, në analizë janë përfshirë Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Serbia.

 

Më së miri është ranguar Kroacia, e cila zë vendin e 68-ë, më pas Serbia (83), Shqipëria (90), Sllovenia (111) dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 120-ë. Kosova, ndërkaq, nuk paraqitet në këtë vlerësim pasi që shteti i ri ende nuk e ka ushtrinë e formuar. Vendin e parë për ushtrinë më të fuqishme e zë SHBA-ja, e pasuar nga Rusia, Kina, India e Franca. Në vendin e 6-të është Britania e Madhe, në të 7-in Japonia, ndërsa Turqia, Gjermania dhe Italia përmbyllin top 10-en e ushtrive më të fuqishme në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here