Standard.al

Interpretimi emocionues i Rita Orës në Vatikan (VIDEO)

0

Një koncert madhështor kushtuar Nënë Terezës i parapriu shenjtërimit të saj, në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në Vatikan. Në koncert interpretuan artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën si: Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho, Elbenita Kajtazi, Shkëlzen Doli e Saimir Pirgu. këngëtarja me famë botërore Rita Ora këndoi “‘What Child Is This?” në nder të Nënë Terezës. “Jam e nderuar që isha pjesë e koncertit të Nënë Terezës për të përmbushur rolin si ambasadore e Kosovës. Të këndoja këngën ‘What Child Is This’ në nder të jetës së Nënë Terezës do të jetë përgjithmonë një nga momentet më të lumtura në jetën time”- shkroi Rita Ora në ‘Instagram’

https://www.youtube.com/watch?v=twGtLSl2Sz8

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.