ILDKP kontroll të plotë pasurisë së gjithë gjyqtarëve, ja cili do të jetë roli i vëzhguesve ndërkombëtarë

0
112

Gjatë javës që vjen Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet që të shprehet sa i takon ligjit të vetingut, nëse do i hapë rrugë hyrjes së tij në fuqi apo do e kthejë për rishqyrtim. Ky ligj është cilësuar si ndër kryesorët të reformës në drejtësi, pasi të gjithë ata gjyqtarët e prokurorisë që kanë bërë afera do largohen. Edhe nëse Nishani e kthen për rishqyrtim, mazhoranca pritet që ta miratojë sërish dhe do i hapë rrugë rivlerësimit. Por çfarë do të ndodhë me hyrjen e tij në fuqi? Vëmendja më e madhe do jetë te kontrolli i pasurisë, ku rolin kryesor do e ketë ILDKP. Sipas ligjit, fillimisht gjyqtarët dhe prokurorët do plotësojnë deklaratën e pasurisë, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi dhe e dërgon pranë ILDKPKI-së. ILDKPKI fillon menjëherë procedurën e kontrollit. Sipas ligjit, nëse subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrimin e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit. Po ashtu theksohet se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, ose persona të tjerë të lidhur, të deklaruar në cilësinë e dhuruesit, huadhënësit ose huamarrësit, nëse konfirmojnë këto marrëdhënie kanë detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive. Ligji i jep një sërë të drejtash ILDKP. Inspektori i Përgjithshëm i saj, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta. Këto dokumente ose informacione mund të përdoren në cilësinë provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit. Nga ana tjetër ILDKPKI mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacion e të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here