Goditje e rëndë për kancelaren Merkel!

0
219

Në rajonin ku kancelarja gjermane Angela Merkel ka bazën kryesore të votave për partinë e saj, mund të fitojë partia nacionaliste antiemigracion.

Të paktën, këtë tregojnë Exit-Polls, rezultatet e të cilës u publikuan në televizionin publik ARD dhe ZDF, që tregojnë mbështetjen masive për Partinë Alternativa e Gjermanisë.

Zgjedhjet u zhvilluan këtë të diel në Mecklenburg, ku nacionalistët besohet se kanë fitur rreth 21% të votave, ndërsa partia e Angela Merkel mendohet se ka fituar rreth 20% të votave.

Social Demokratët e qendrës së majtë, të cilët udhëheqin qeverinë e shtetit, pritet të jetë partia më e fortë me mbështetjen e rreth 30 për qind.

Politikat e refugjatëve të kancelares Merkel ishte çështja kryesore gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here