Godet policin, fyen personelin mjekësor dhe prish rendin publik, arrestohet 24-vjeçari nga Lushnja

0
135

Policia e Lushnjes arrestoi një 24-vjeçar nga fshati Çermë Proshk të Divjakës. Arrestimi i tij u bë pasi në Spitalin e Lushnjes ka fyer dhe ka ofenduar personelin mjekësor ndërsa ka thyer një vazo të madhe lulesh. Gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithshme e policisë ka kundërshtuar dhe goditur një nga punonjësit e policisë si edhe  ka shkaktuar dëmtime në automjetin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i  punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje” parashikuar nga Nenet 236/2, 150, 274, dhe 119 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here