Fevziu: Shqipëria ka mbetur e izoluar, paguajnë çmimet më të larta në Europë për biletat e udhëtimit me avion

0
221

Gazetari Blendi Fevziu duket se është i irrituar për çmimet e biletave të avionëve që paguajnë shqiptarët.

Edhe pse vendi ynë sipas Fevziut është i 4 më i varfër i Europës, “shqiptarët paguajnë sot cmimet më të larta në Europë dhe ndër më të lartat në bote për biletat e udhëtimit me avion. Ndërkohë nga Tirana operohen më pak destinacione se nga cdo kryeqytet i Europës”.

Në një shkrim botuar në faqen “opinion.al”, Fevziu shkruan se Shqipëria ka mbetur e izoluar.

“Nëse heq qytetet Italiane, mbeten vetëm Viena me Frankfurtin e Ljubjanën në Perëndim dhe Stambolli me Athinën në lindje. Ky është izolimi më i madh që i mbetet Shqipërisë pas heqjes së vizave. Një izolim i imponuar”.

“Nga ato pak linja që fluturojnë në Shqipëri, duket qartë që situata është monopol i pastër. Tre linja janë pjesë e së njëjtës kompani: Lufthansa, Austrian dhe Adria. Dy të tjera, Aegean dhe Turkish Airlines, janë pjesë e të njëjtit grup me to, Star Allianze, që ndajnë tregun dhe rregullojnë cmimet. Ajo që mbetet është Alitalia që po mbyll njërin pas tjetrit destinacionet për t’i lënë treg Blu Panoramës. Linja të tjera thuajse nuk ka.
Qeveria deklaroi një vit më parë se do bënte c’është e mundur të ulte cmimet e biletave. Ajo vuri gishtin mbi aeroportin dhe pas një negocimi me të, i hoqi të drejtën e ekskluzivitetit të fluturimeve në Shqipëri dhe i shtoi 2 vite më shumë kontratën e koncensionit. Një vit më pas, cmimet janë rritur thuajse 30 përqind; asnjë aeroport tjetër nuk është bërë funksional dhe të dalësh nga Shqipëria, sidomos në muajt e verës dhe shtator apo në festat e fundvitit ngjan e pamundur. Për të mos thënë tmerrësisht e kushtueshme”, thekson Fevziu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here