Vëllezërit shqiptarë arrestohen në Francë me 2 kg heroinë nën divanë

0
236

Policia franceze në një qytezë të vogël të Lionit ishte vënë në kërkim të dy vjedhësve.

Por, në vend të hajdutëve, policia prangosi dy vëllezër shqiptarë, ku njëri prej tyre, ishte trafikant droge.

Vëllai më i madh, 35 vjeç, i quajtur Alket Liksala, u vu në vështirësi për të justifikuar gati 2 kg heroinë të pastër të fshehur në divanin e tij, ndërsa vëllai më i vogël u shfajësua.

Mediat franceze shkruajnë se me paratë e fituara, shqiptarët synonin të udhëtonin drejt Anglisë. Ata janë dërguar në paraburgim.

Policia ka zbuluar edhe 3260 euro në para të gatshme. Ata janë paraqitur të premten në Gjykatën Penale të Lijonit.

Alketi tha përpara gjykatës se kishte jetuar prej vitesh në Itali dhe se kishte mbërritur në Francë katër muaj më parë me shpresë për të fituar para dhe për të shkuar në Britani.

Ai shtoi se çmimet për kontrabandistët janë dyfishuar që pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Shqiptarët u arrestuan të martën. Njëri prej vëllezërve që mori përgjegjësinë për heroinën, u dënua me tre vite burg dhe më pas me dëbim nga territori francez.oranews

media
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here