Transportonte cigare kondrabandë, arrestohet 54-vjeçari në Shkodër

0
160

Policia e Shkodrës ka ekzekutuar një operacion blic, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë dhe duke arrestuar poseduesin e tyre.

Sipas burimeve, në pranga ka rënë shtetasi Agim Smajlaj, 54 vjeç. Gjatë kontrolllit në automjetin e tij, tip “Volkswagen” me targë “AA 101 KL”, pa dokumentacionin po transportonte 20 koli me cigare të markave të ndryshme.

54-vjeçarit i janë vënë menjëherë prangat, ndërsa sasia e cigareve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Uniformat blu e kanë vijuar operacionin e tyre duke kontrolluar me pas edhe banesën e shtetasit Smajlaj, në të cilën kanë gjetur 24 koli të tjera dhe 622 steka cigaresh të markave të ndryshme, edhe këto të konfiskuara tashmë.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së qarkut verior, e cila ka ngritur ndaj 54-vjeçarit akuzën e “tregtimit dhe transportit të mallrave kontrabandë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here