Standard.al

Papa Françesku: Do ta kemi kënaqësinë të shohim shenjtërimin e Nënës Terezë

0

Në prag të ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë, Papa Françesku ka thënë se nesër do ta kemi kënaqësinë të shohim shenjtërimin e saj.

“Nesër do ta kemi kënaqësinë të shohim shenjtërimin e Nënës Terezë”, ka thënë Papa Françesku para mijëra vullnetarëve në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë një takimi të veçantë, në të cilin theksohet nevoja për më shumë mëshirë dhe kujdes ndaj botës, raporton The Guardian.

Papa Françesku me këtë rast ka denoncuar, siç e quajti ai ‘mëkatet e ditëve moderne’ për shkak të indeferencës ndaj urisë, keqpërdorimit dhe vuajtjeve të tjera, përderisa ka përmendur shembullin e Nënë Terezës, transmeton Koha.net.

Ai ka vlerësuar lartë vullnetarët që ndihmuan të mbijetuarit e tërmetit që e goditi Italinë më 24 gusht.

“Bota ka nevojë për shenja konkrete të solidarizimit, mbi të gjitha kur të përballet me tundimin ndaj indiferencës”, është shprehur ai.

Papa Françesku do të udhëheqë ceremoninë e së dielës të shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin e Shën Pjetrit, në të cilin pritet të ketë turma të mëdha të admiruesve të Nënë Terezës, e cila kishte themeluar misionin e murgeshave për kujdesie ndaj të varfërve dhe të vobektëve në Kalkutë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.