Liti dhe Babameto dyshohet se depozituan paratë e vjedhura të bankës në Mal të Zi

0
157

Personat e arrestuar për grabitjen e 200 milion lekëve në bankën e ish-Bllokut dyshohet se një sasi të konsiderueshme të tyre e kanë depozituar pranë bankave të niveli të dytë të Malit të Zi. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dy autorët kryesorë të dyshuar të grabitjes gjatë qëndrimit katër ditor në vendin fqinj dyshohet të kenë kryer veprime bankare duke depozituar shuma të konsiderueshme parash me qëllim fshehjen e tyre. Ndërsa të njëjtat burime bëjnë me dije se në bazë të përgjimeve telefonike është siguruar informacion se Babameto dhe Liti kanë tentuar që të blejnë një automjet tip “Range Rover” në Malin e Zi, por më pas kanë hequr dorë nga blerja e tij. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se gjatë javës së ardhshme pritet të dërgohet një letër-porosi, nga autoritetet tona ku do të kërkohet informacion për të gjitha lëvizjet e 37-vjeçarit Liti dhe 23-vjeçarit Babameto, nga data 7 deri në 11 gusht të këtij viti, afati kohor ku grabitësit e dyshuar kanë qëndruar në shtetin malazez dhe pritet të verifikohen të gjitha transaksionet bankare të kryera nga këta të fundit. Nga ana tjetër të tre personat e arrestuar gjatë operacionit policor “depërtimi” kanë mohuar të kenë kryer grabitjen. Burime policore bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga oficeri i policisë por edhe prokurori i çështjes 37-vjeçari Roland Liti nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ky i fundit ka mohuar të këtë kryer grabitjen. Në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në shishen plastike në ambientet e brendshme të bodrumit ku u krye vjedhja, nuk është përgjigjur. Të njëjtin qëndrimi mësohet se ka mbajtur edhe 23-vjeçari nga Fieri Alan Babameto, i cili ashtu si edhe Liti dyshohen si autorët kryesorë të vjedhjes së 200 milion lekëve në bankë. Babameto ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka treguar se Litin e njeh si banor të lagjes ku ai jeton. Përballë grupit hetimor Robert Kulla ka thënë se, nuk është autori i grabitjes dhe se ditën e ngjarjes ka qenë në plazhi ne Tales në Lezhë nën shoqërinë e shokëve të tij. Sasinë e lekëve të sekuestruar gjatë arrestimit Kulla e justifikoi me faktin se ato ishin lekët e marra nga qeratë e pronave të tij.

 

Hetimet

Disa gjurmë gishtash të lëna në një bidon uji, i cili u gjet në bodrumin që u përdor për vjedhjen e 200 milion lekëve , kanë sjellë arrestimin e autorëve të grabitjes. Mësohet se, Roland Liti që njihet si person me precedentë penale kryesisht në fushën e vjedhjeve, ka lënë gjurmët e gishtave tek një bidon plastik uji. Këto gjurmë gishtash janë administruar si provë dhe pas disa ditësh verifikimesh ka rezultuar se ato i përkasin Roland Litit, person i njohur nga policia e kryeqytetit. Megjithëse kishin siguruar identifikimin e njërit prej autorëve, policia dhe prokuroria kanë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim identifikimin e plotë të autorëve të këtij krimi. Agjentë të policisë kanë mbajtur në vëzhgim të plotë lëvizjet e Roland Litit, duke e përgjuar nga afër dhe verifikuar personat që ai takonte. Kështu në pranga përfunduan edhe Alan Babameto dhe Robert Kulla. Policia sekuestroi edhe një pjesë të parave të vjedhura, 16.730 dollarë amerikanë, 2.625.000 Lekë të vjetra dhe 10.480 Euro. Ndërsa dyshohet se për vjedhjen e bankës janë implikuar edhe persona të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here