Kush është vrasësi i policit në Torovicë

0
185

Zbardhen detaje se kush është David Qosja, autori i vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për arrestimin e të cilit janë mobilizuar një numër të madh të forcave policore, dhe RENEA.

‘BalkanWeb’ mëson se i riu rreth 27 vjeç, ka lindur në fshatin Tamarë të Malësisë së Madhe, ndërsa sot jeton i vetëm në banesën e tij në Torovicë të Lezhës. Banorë të fshatit tregojnë se Qosja njihet si një njeri me probleme mendore, por ai nuk disponon kartelë mjekësore.

Ato tregojnë më tej se Qosja ka pasur një jetë të vështirë, që nga vdekja e babait, dhe vëllait (iu shtyp me traktor), e largimi i nënës së tij tek një nga motrat jashtë shtetit. Prej kohësh, i riu kishte shfaqur shenja të çuditshme në sjellje, rrinte i veçuar nga të tjerët, dhe nuk kujdesej për veten.

Ndryshe nga çdo mëngjes, sot, i riu David Qosja ka qëlluar me automatik drejt malit të fshatit Torovicë, i cili më pas ka marrë zjarr. Kanë qenë banorët e fshatit, ku në tentativë për shuarjen e flakëve, kanë sinjalizuar dhe policinë e Lezhës për ngjarjen në fjalë.

Me ardhjen e bluve në fshat, të cilët më pas sinjalizuan edhe forcat e FNSH­së, Qosja është mbyllur menjëherë në shtëpi dhe ka nisur të gjuajë në drejtim të tyre. Pas gati një orë shkëmbim zjarri, ka humbur jetën dhe punonjësi i policisë, Ardian Kodra.

 

David Qosja

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here