Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar në makinën e të cilit u gjet kokainë dhe kanabis. I arresturi është Klandiment Çekrezi, banues në qytetin e Elbasanit.
Gjatë ditës së djeshme, pas kontrollit në mjetin tip “Suzuk” me targa AA 766 MY dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjet lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.