Katër Tv Kombëtare ndërpresin transmetimet në Greqi, nuk fituan tenderin për licensat

0
151

Katër nga tetë televizione kombëtare në Greqi detyrohen të ndërpresin transmetimet. Ata nuk arritën të fitojnë tenderin për licensat. Ky tender, i mbyllur tashmë, i solli qeverisë 246 milionë euro.

Ndër fituesit përfshihen dy prej televizioneve ekzistuese, ndërsa katër prej televizioneve kryesorë të vendit do të duhet që brenda tre muajve të ndërpresin transmetimet, pasi nuk morën pjesë ose nuk fituan.

Pjesëmarrësit në ankand, prej të martës paradite qëndruan në kushte izolimi të plotë në mjediset e Sekretariatit të Informacionit.

Rezultatet e ankandit, që kishte filluar të martën paradite, u komunikuan të premten, tri orë pas mesit të natës.

Më lirë i kushtoi licenca televizionit SKAI, që pagoi 43,6 milionë euro. Çmimin më të shtrenjtë, 75,9 milionë euro, e pagoi Televizioni Antena.

Çmimi fillestar i licencave ishte caktuar 3 milionë euro, por të ardhurat që do të merren nga shitja e licencave buxheti i shtetit, arrijnë në 246 milionë euro.

Qeveria e Kryeministrit Tsipras ka thënë se lëvizja e tanishme do të ndihmojë në rregullimin e tregut televiziv.

Opozita flet për kufizim të lirisë së shprehjes.

Televizioni më i vjetër privat në vend, Mega Channel nuk arriti as të merrte pjesë në ankand. Ndërsa tre prej televizioneve të tjerë kombëtarë, Alpha, Star dhe Epsilon, nuk arritën të merrnin licencë.

Sipas zëdhënëses së qeverisë, të katër këto televizione nuk do të mund të transmetojnë më pasi të kalojnë 90 ditë nga data e sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here