Jasir Asani: Përgjithmonë Kuq e zi

0
213

Dërgimi në tribunë i Jasir Asanit gjatë ndeshjes së kombëtares Shpresa kundër Greqisë në Athinë ka bërë të lindin dyshime për të ardhmen e tij me fanellën kuqezi. Sulmuesi planifikohej si titullar në radhët e ekipit U-21, por Jupi ka preferuar që të aktivizojë Manajn, ndërsa ka dërguar lojtarin e Vardarit në tribunë për duelin e djeshëm.

 

Në mediat maqedonase, kjo është komentuar si një injorim që i është bërë futbollistit dhe kanë hedhur dyshimet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Shqipërisë. Por djaloshi i talentuar ka shuar të gjithë dyshimet e polemikat nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë të qartë se do të presë mundësinë e tij, kurdo që t’i jepet, pasi është i lumtur që vesh fanellën e Shqipërisë.

Capture

“Është e vërtetë që nuk jam angazhuar, por janë zgjedhjet e trajnerit që duhet të respektohen nga të gjithë. Jam i kënaqur që jam pjesë e Shqipërisë. Unë kam pasur minutat e mia me Shqipërinë në ndeshjet e kaluara ku edhe kam shënuar gol, dhe besoj që një gjë të tillë do ta bëj prapë. Përgjithmonë do të jem kuq e zi”, ishin fjalët e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here