Zbardhet projektidea për zgjerimin e autostradës Tiranë- Durrës

0
241

Autoriteti Rrugor Shqiptare prezantoi këto dite projekidene për zgjerimin e Autostradës –Tiranës Durrës në të gjithë nga Vora në Durrës të përgatitur nga SPEA Engineering.

 

Projekti i është ndarë në tre lote dhe i pari mbikalimi Kamëz- Vorë 11kilometër.

Loti i dytë,  Vore – Sukth  me gjatësi 10 kilometër dhe loti i tretë,  Sukth – Durrës (Nyja e Dajlanit) me gjatësi 8 kilometër.

Në dokumentin e projektidesë, Konsulenti ka supozuar një periudhe kohore prej 75 muajsh. Programi i propozuar i punimeve është bazuar në 5 dite punë për jave dhe ne 8 ore pune për dite.

Është supozuar se procesi i shpronësimit të pronave dhe largimi i mbetjeve do të përfundojë paraprakisht përpara datës se nisjes se punimeve. Mirëpo projektidea nuk ka të dhëna në lidhje me koston. Për më tepër projekti është është përfshirë ende në financim.

Në vitin 2008 nga ana e ARRSH-se është përgatitur studimi dhe projektimi i përmirësimit të shtresave rrugore pikërisht duke patur parasysh dëmtimet e konsiderueshme të shfaqura në këtë segment, por ky projekt nuk u vu në zbatim sipas rekomandime te tij.

Në vitin 2009 është bërë një ndërhyrje riveshese vetëm në shtresat e sipërme asfaltike, e konceptuar kjo vetëm si ndërhyrje e përkohshme, apo mirëmbajtjeje, ku pas një farë kohe u shfaqën përsëri dëmtime gjate gjithe segmenteve me problematike. Me pas janë bërë përsëri ndërhyrje të pjesshme në zonat e dëmtuara, por tashme rezulton e domosdoshme dhe emergjente studimi dhe projektimi për përmirësimin edhe te shtresave te tjera rrugore të aksit ekzistues. Natyrisht kjo e koordinuar në këtë rast me zgjerimin e superstradës.

Studim-Projektimi për Zgjerimin e Superstradës Tirane-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukture te kategorisë “A”, e cila duhet te kete karakteristikat per te përballuar volumet gjithnjë e ne rritje te trafikut ne kete arterie kryesore te vendit, si dhe te përmirësoje gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese tashme tejet te amortizuara ne nje pjese te madhe te Superstradës, duke ofruar k

Superstrada Tiranë – Durrës lidh dy qendrat më të mëdha të vendit, Tiranën si kryeqytet dhe Durrësin si portin kryesor dhe vend turistik, sidomos për plazhin, i cili ka nje shtrirje të konsiderueshme Durrës – Golem – Mali i Robit.

Në këtë mënyrë ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës, sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostradës se re Milot- Morine e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.

Pikërisht kjo rritje e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar. Por jo vetëm kaq sepse prej vitesh në këtë segment rrugor ka patur dëmtime të shtresave rrugore, çarje, dëmtime ,ulje e gropëzime në gjatësi të konsiderueshme në të dy anët e rrugës, dhe veçanërisht në koristë anësore (sidomos atë Vorë – Durrës).

Ne Termat e Referencës ishte parashikuar qe infrastruktura e re te projektohej ne përputhje me Standardin Shqiptar te Projektimit te Rrugëve (KTP 2001). Ne takimin e pare te zhvilluar me Klientin (ARRSH) me date 16.09.2015 konsulentit ju kërkua te përdorën standardet e reja te miratuara (VKM Nr.628 date 15.07.2015 “Për miratimin e rregullave teknike te projektimit dhe ndërtimit te rrugëve”) per projektimin e kësaj vepre te infrastrukturës se transportit. Kjo kërkese u pranua nga ana e Konsulentit, i cili ka proceduar me projektimin inxhinierik sipas kërkesave dhe standardeve te reja ne fuqi.

Konsulenti ka përfshire ne studim këtë segment superstrade duke filluar nga dalja e mbikalimit të Kazmës (rreth 800 m nga mesi i mbikalimit) deri ne përfundimin në hyrje të Durrësit duke përfshirë dhe kryqëzimin e Dajlanit.

Studim-Projektimi i zgjerimit te Superstradës Tirane-Durrës do te përmbaje dhe studimet dhe komponentët e tjera qe përbejnë bazën e vlerësimeve dhe arsyetimeve te projektit, te cilat jepen si me poshtë:

– Studimi topografik,

– Studimi gjeologjik dhe gjeoteknik,

– Studimi hidrologjik,

– Percaktimin e mënyrës me te mire per zgjerimin, vleresim te kostos se ndertimit,

– Zgjidhje gjeometrike te përshtatshme per zgjerimin,

– Zgjidhje per sistemin e Drenashimit

– Analiza dhe parashikimi i trafikut (per nje periudhe 20 vjecare),

– Studimi dhe projektimi i paketes se shtresave rrugore,

– Projektimin e sinjalistikes horizontale dhe vertikale si dhe te komponenteve te sigurise rrugore,

– Barrierat antizhurme,

– Spostimin e sherbimeve komunale ekzistuese (ujesjelles kanalizime, elektrike, telefonike),

– Metodologjine e Ndertimit,

– Raporti i Shpronesimeve,

– Konsultimet me Publikun,

– Vlerësimi i Ndikimeve Mjedisore (VNM), dhe përgatitja e planeve te menaxhimit dhe monitorimit mjedisor,

– Vlerësimin e kostos se ndërtimit,

– Analiza Ekonomike dhe Financiare e investimit.

Mbi bazën e te dhënave te përftuara nga studimet dhe analizat e mësipërme, Konsulenti do te realizoje projektimin inxhinierik, vizatimet përkatëse, si dhe do te llogarisë volumet e punës dhe preventivin e punimeve. Realizimi i kësaj rruge ka nje dimension te rendesishem strategjik si pjese e korridorit Durrës–Morine, Korridorit Veri-Jug qe lidh Korridorin VIII Pan – Europian, pjese e rrjetit SEETO si dhe e Planit Kombëtar te Transportit te propozuar nga Qeveria Shqiptare.

Gjithashtu, Konsulenti do te trajtoje veçanërisht kryqëzimet dhe mbikalimet në këtë segment rrugor duke bërë rivlerësimet e nevojshme të tyre mbështetur në parametrat e zgjerimit të rrugës dhe të trafikut. Në studimin e vet konsulenti ka marrë parasysh mosndërprerjen e trafikut gjatë zhvillimit të punimeve.

Sistemimin e kanalizimeve sidomos në pjesën e parë Tiranë – Kashar e më tej deri në Vorë, duke qënë se kemi të bëjmë me një zonë tërësisht industriale dhe rrugë dytësore nga të dy anët. Konsulenti ka mbledhur gjithë informacionin e nevojshëm për studimet e tanishme dhe në perspektivë të kanalizimeve apo dhe të rrjeteve të tjera inxhinierike që mund të vinë nga Tirana nëpërmjet rrugës së Durrësit.

Mundësinë e lidhjes me rrugë dytësore të pjesës Vorë – Durrës në mënyrë të veçantë në krahun e djathtë. Por në çdo rast lidhjet e këtyre rrugëve dytësore me rrugën kryesore do të bëhen vetëm nëpërmjet kryqëzimeve. Vlen për tu theksuar se në të dy anët e rrugës Vorë – Durrës janë ndërtuar objekte të ndryshme kryesisht me karakter biznesi. Edhe në këtë rast lidhja e këtyre ndërtimeve mund të studjohet vetëm nëpërmjet kryqëzimeve.

 

Projekti per zgjerimin e Superstrades eshte studiuar pergjithesisht sipas tre segmenteve:

Segmenti Tirane-Vore
Segmenti Vore-Sukth
Segmenti Sukth-Durres

Figure 1 – Ndarja e gjurmes se superstrades

 

Zona e studiuar është e shtrirë midis qytetit të Tiranës, afërsisht 800m në perëndim të mbikalimit të kazmës, dhe Qytetit të Durrësit, në lindje të “Urës së Dajlanit”. Bashkitë e prekura nga gjurma e Projektit janë : Ø Tirana; Ø Vora; Ø Shijak; Ø Durrësi. Pjesa lindore e zonës së studiuar, është pjesë e bashkisë së Tiranës, dhe përfshin Njësinë Administrative të Kasharit, kryesisht më ndërtesa të stabilizuara industrial. Gjithashtu ndërtime të reja industrial janë të planifikuara në këtë zonë. Pjesa perëndimore e studimit, është pjesë e Bashkisë së Durrësit, me ndërtesa rezidencilae dhe industrial të shtrira përgjatë projektit. Në zonën e studimit janë identifikuar gjithashtu parcel- tokë bujqësore, kryesisht midis Vorës dhe Shkozetit. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së prekur nga projekti është identifikuar si rrugë ekzistuese dytësore, kanale e skarpate, të cilat në raportin paraprak nuk kanë një vlerë, meprezumimin që këto paasuri janë shpronësuar më parë ( duke I konsideruar pasuri “shtet”, në administrim te ARRSH. Nga verifikimi ne regjistrat e pasurive të paluajtshme, pranë Zyres së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, rezulton se këto pasuri, nuk janë regjistruar ende në pronësi Shtet. Përgjatë gjurmës së projektit janë planifikuar disa alternative Interchange, sin ë Kashar, Vorë, Lalz e Sukth e Shkozet.

 

Autorruge e Kategorisë “A”

Autorruge “A” do te konsiderohet nje Rrugë ndër-urbane ose urbane me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafik ndarës të pa kapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje, bankinë të shtruar të mundshme në të majtë dhe korsi emergjence, ose bankinë të shtruar në të djathtë, pa ndërkëmbime në nivel dhe pa lidhje te drejtpërdrejte hyrje e dalje me prona private, e pajisur me rrethim dhe sisteme asistence për përdoruesin gjatë gjithë gjatësisë, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive automjetesh me motor dhe e dallueshme me sinjale të vecanta të fillimit dhe mbarimit. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe pershpejtimi.

 

Të dhëna kryesore:

 Shpejtësia minimale e projektimit Vp=90 km/orë,

 Shpejtësia maksimale e projektimit Vp=140 km/orë,

 Zgjidhja bazë me 3+3 korsi kalimi, dhe korsi emergjence nga të dyja anët,

 TDMV = 24000 – 67000 mjete/24orë.

Fundi i ndërhyrjeve të konsideruara në këte projekt ide është nyja e Dajlanit. Në këtë project ide, për këtë nyje është ruajtur konfigurimi ekzistues. Në fund të nyjes është propozuar një ndryshim I fluksit të trafikut përsa I përket rampës hyrëse në autostradë per te garantuar nje levizje me te sigurt te mjeteve pa pika konflikti si me pare. Rampa dalëse R1 do të jetë njësoj si rampa ekzistuese dhe do të ketë të njëtën rrjedhë trafiku si ajo ekzistuese. Rampa që shërben për të hyrë në autostradë, ajo ekzistuese ,do të mbyllet me një ishul të gjelbëruar, ndërsa rampa e re do jetë ajo që del nga rrethrotullimi dhe hyn për në autosdratën e re. I gjithë trafiku që vjen nga rruga e plazhit për të hyrë në autostradë do të shkojë në rrethrotullimin ekzistues dhe më pas ose mund të hyjë në autostradë ose mund të ktheht përsëri për në rrugën e plazhti drejtimi Durrrës – Plepa. Në aks të rrugës ekzistuese do të vazhdojnë dy bordurat paralele me gjërësi B=1.1m nga rruga e plazhit deri të rrethrotulimi ekzistues.

 

/ Monitor/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here