U21/ Grushta në fushë mes lojtarëve kuq e zi dhe atyre grekë

0
185

Kombëtarja Shqiptare U-21 ka luajtur ditën e sotme me Greqinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e europianit 2017 ku u mund me rezultatin 2-1. Të parët shënuan kuqezinjtë e Redi Jupit me Liridon Latifin në minutën e 22-të, por në përfundim të fraksionit të parë të lojës ka pasur një sherr të madh mes kuqezinjve dhe grekëve, shkruan “Newsport.al”. Dy minuta pasi Shkalla kishte dalë jashtë fushës së lojës me të kuq, arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh për Greqinë. Ky ka qenë pikërisht momenti ku ka pasur një përplasje të ashpër të futbollistëve të Kombëtares U-21 me përfaqësuesen U-21 të Greqisë. Në fushë kanë hyrë edhe stafet e Kombëtareve për të ndarë futbollistët. Takimi është ndërprerë për disa minuta, dhe ka rinisur vetëm kur është qetësuar gjendja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here