Trafik droge brenda burgut, zbulohet 39-vjeçari nga Gjirokastra

0
154

Një rast i pazakontë është evidentuar në IEVP-në e Fierit (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale ).

Një 39-vjeçar i cili vuante dënimim është kapur me lëndë narkotike.

Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në dhomën e shtetasit Andon Golemi, 39 vjeç, banues në fshatin Fushë Bardhë, Gjirokastër, ku është duke vuajtur dënimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre sasi materiali bimor të dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa, ku një sasi ishte e ndarë në 19 doza të gatshme për shitje.

Gjithashtu gjatë kontrollit i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit” .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here