Sulm kamikaz, mbeten të vrarë 12 persona

0
148

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe 52 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të dy bombave në një gjykatë në Pakistanin veriperëndimor. Shpërthimet u shënuan në gjykatën lokale në qytetin e Mardanit.

“Deri tani kemi gjetur 12 trupa avokatësh policësh dhe civilësh”, u shpreh Haris Habib, zyrtari më i lartë forcave të shpëtimit.

“Përveç kësaj, ne shpëtuam 52 të plagosur, shtoi Habib.

Mësohet se atentatori fillimisht lëshoi një granatë e më pas u hodh në erë në mes të turmës. Mediat lokale thonë së sulmi u mor përsipër nga Jamaat ul Ahrar një grup i talebanëve.

I njëjti grup ka marrë përgjegjësinë e sulmit të ndodhur pak ditë më parë në spitalin në Kueta, ku mbetën të vrarë 73 persona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here