LAJMI I FUNDIT/ Shkodër, qëllohet me armë një polic i FNSH-së

0
129

Një person me të meta mendore, gjatë një rezistence me policinë ka qëlluar me armë zjarri, plagos rëndë punonjësin e FNSH-së. Ngjarja është regjistruar në Torovicë të Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, aktualisht David Qosja, është mbyllur brenda banesës. Sapo u njoftuan për rastin, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen që të neutralizojnë atë, ndërsa ai po i kundërpërgjigjet me armë.

Nga të shtënat me armë, për pasojë mbeti i plagosur rëndë efektivi i policisë, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Sipas burimeve zyrtare, Qosja njihet si person me probleme mendore. “David qosja, po qëllon me automatik në ajër. Ai njihet si person me probleme mendore”, citojnë burime nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here