HOROSKOPI/ Ja cfarë parashikojnë yjet për muajin shtator 2016

0
324
DASHI21. mars – 20. prill

Ky nuk do jete një muaj shume i qëndrueshëm për ju. Ditët e para madje mund te ndiheni ne faj dhe nuk do dini si ta shfajësoni veten. Çiftet ne përgjithësi do ketë një muaj me harmonik se i kaluari dhe nuk do debatojnë ashpër për gjerat qe nuk do bien dakord. Nuk priten debate dhe probleme. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me takime dhe njohje interesante. Javën e fundit do i kenë idetë edhe me te qarta dhe mund te marrin vendime. Gjendja shëndetësore do lere për te dashuruarit sidomos 10 ditët e para. Mundohuni te mos e lëshoni veten dhe te merrni masa. Për financat nuk do jete periudhe e keqe, përkundrazi mund te bëni edhe disa investime me tepër. Ne pune do keni gjithë energjinë e nevojshme për t’ia dale mbanë me sukses. Bravo për gjithçka.

DEMI21. prill – 21. maj

Këtë muaj do përkujdeseni me tepër për veten tuaj dhe për ata qe doni me shume. Pas datës 19 mund t’iu dalin disa probleme te vogla, por jo për fajin tuaj. Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë te pamundurën qe ta largojnë sa me pare rutinën nga jeta e tyre sepse veten ne atë mënyrë do mund te marrin fryme lirisht. Nga ana tjetër kujdes nga provokimet qe do ju bëhen. Beqaret do jene me më shume fat se kurrë me pare dhe do fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar gjithmonë. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime te vogla, por ne përgjithësi do jete i kënaqshëm. Financat nuk do jene ashtu si i keni pritur, megjithatë do ju dalin për shpenzimet e nevojshme. Ne pune do jeni mjaft te organizuar dhe gjithçka do ece si duhet. Do merrni shpërblime shume shpejt.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë muaj do jene familjaret ata qe do ju kërkojnë me shume vëmendje dhe do mërziten kur te mos ju kenë pranë. Ata qe janë ne një lidhje mund te kenë here pas here disa debate te vogla. Stresi do ju beje ta humbisni durimin dhe mund te thoni gjera te pamenduara. Kujdes! Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek dashuria pasi do jene te zënë me pune te tjera. kane për te humbur disa mundësi qe jo te gjithëve ju vijnë ne jete. Shëndeti do jete goxha i mire. Nuk do keni me as shqetësimet e mëparshme. Buxhetin do dini si ta organizoni gjate gjithë kohës kështu qe situata do mbetet e kënaqshme. Ne pune duhet te veproni gjithë kohës me diplomaci, përkujdes dhe maturi. Ne këtë mënyrë do i kaloni te gjitha sfidat dhe nuk do keni probleme. Kujdes duhet bere vetëm nga zilia e te tjerëve.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ky nuk ka për te qene një muaj shume i qëndrueshëm. Ata qe janë ne një lidhje nuk do dini si ta menaxhojnë kohës qe duhet te kalojnë me familjaret dhe ata qe kane ne krah. Gjeni zgjidhje sa me shpejt sepse kjo është diçka qe mund te shkaktoje shume stres dhe merak. Beqaret me mire te mos bëjnë premtime dhe nga ana tjetër te mos ju besojnë te gjitha fjalëve te bukura qe do ju thonë te tjerët. Shëndeti nuk do jete aspak i keq. Edhe ata qe kane pasur shqetësime kohet e fundit kane për t’u ndier me mire. Mos neglizhoni aspak ushqimin dhe gjumin. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Mos u nxitoni për asgjë ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme serioze. Ne pune do jete një muaj i ngarkuar dhe tejet i lodhshëm. Kërkoni ndihme ne rastin me te keq, por vetëm tek personat qe keni besim.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Këtë muaj do jeni shume te hapur dhe do diskutoni për çdo gjë me te afërmit tuaj. Te dashuruarit do kenë fillimisht një jave te qete e me pas emocionet do shumëfishohen. Gjithçka do ndodhe si ne përralla dhe kënaqësitë do jene me te forta nga sa e kishit menduar. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme, por asnjë nga personat nuk do ju duket aq interesant sa për te filluar një lidhje afatgjate. Me mire le te presin edhe pak kohe. Shëndeti do lere shume për te dëshiruar. Probleme serioze nuk do ketë, por shqetësimet e vogla nuk do ju lënë te qete. Buxheti nuk do jete ashtu si e kishit programuar kështu qe bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni. Ne pune do ju dalin vështirësi dhe pengesa te njëpasnjëshme. Kujdes para se te hidhni hapa.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë muaj duhet te ecni ne çdo sektor me plane, por nëse ne një moment del diçka e papritur kurrsesi nuk duhet te ndaleni. Ata qe janë ne një lidhje do kenë angazhime serioze dhe nuk do kenë kohe t’i përkushtohen aq sa duhet partnerit te tyre. Ne këtë rast është me mire te flasin hapur me te sepse përndryshe ai mund te keqkuptohet. Beqaret nuk duhet ta lënë aspak pas dore veten e tyre sepse nuk do e tërheqin vëmendjen dhe për pasoje do mbeten vetëm serish. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo mendore. Do keni energji dhe gjallëri gjithë kohës. Ne planin financiar do keni disa vështirësi javën e pare, megjithatë gjithçka do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi, por nuk do dorëzoheni lehte. Pas datës 20 mund te merrni një propozim fantastik.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ky muaj do filloje shume dhe ka gjase qe edhe te mbaroje ne te njëjtën mënyrë. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë plot çaste te lumtura dhe nuk do duan te shkëputen për asnjë çast nga partneri. Ata qe kane kohe bashke, por kane qëndruar te fshehur, ka mundësi ta zyrtarizojne lidhjen. Beqaret nuk duhet te joshin këdo qe do ju dale para sepse mund te lëndohen. Me shume gjase këtë muaj kane për te gjetur princin e kaltër. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Here pas here mund te ndiheni pa fuqi dhe do ju nevojitet me tepër relaks. Financat nuk do jene te këqija, por gjithsesi mundohuni qe çdo shpenzim ta kryeni me maturi dhe largpamësi. Ne pune do keni shume energji dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Për ju nuk do ketë asgjë te pakalueshme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ky nuk do jete një muaj shume i qëndrueshëm, por ne përgjithësi do jeni te përgatitur për t’u përballur me sfida. Ata qe janë ne një lidhje duhet te mundohen te ruajnë qëndrueshmërinë dhe jo te kërkojnë qe ne fillim emocione te forta. Nga ana tjetër për gjithçka duhet te flasin hapur me atë qe kane ne krah. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri. Ata do takojnë persona me vlera ne rrethin shoqëror dhe nuk do ndalen se ju beri komplimenta. Kujdes vetëm nga disa miq te rreme qe mund t’i shtyjnë drejt gabimeve. Shëndeti duhet mbajtur me shume nen kujdes sepse mund te ketë disa shqetësime këtë muaj. Beni edhe vizita mjekësore. Financat vështirë se mund t’i mbani nen kontroll. Ne pune nuk do jete aspak e vështirë për te arritur te gjitha objektivat, por nga ana tjetër as e pamundur.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë muaj do bëni mire te mos luani shume me zjarrin sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Ata qe janë ne një lidhje do e fillojnë mire muajin, por pas datës 20 gjerat nuk do ecin ashtu si duhet. Kujdes me fjalët qe do i thoni partnerit dhe mos këmbëngulni kur nuk jeni te sigurte se keni te drejte. Kokëfortësia nuk është aspak virtyt. Beqaret nuk do lënë asnjë mundësi t’iu shpëtojë nga duart dhe me shume gjase do e gjejnë personin qe do ju përshtatet. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, pasi here pas here mund te keni disa shqetësime. Mos e teproni me medikamentet pa recete dhe këshillohuni me specialistet. Financat nuk do jete te kënaqshme, megjithatë do bëni te pamundurën qe ta ndryshoni sa me shpejt situatën. Deri ne javën e trete keni për t’ia dale. Ne pune do jeni ambicioze dhe te pandalshëm

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ky muaj nuk ka për te qene aspak ashtu si ju e keni ëndërruar. Mërzitja, debatet dhe trishtimi do ju pushtoje ne pjesën me te madhe te kohës. Te dashuruarit do konfliktohen edhe për gjerat me te vogla tre javët e para. Asnjeri nuk do i pranoje gabimet dhe do kërkojë me ngulm te dale e vetja. Beqaret do jene shume te zënë me çështje te rëndësishme dhe as qe do e kenë mendjen për te menduar për dashurinë. Ne përgjithësi do kenë një muaj te qete. As shëndeti nuk do jete i kënaqshëm, edhe pse te për te thënë te vërteten probleme serioze nuk do ketë. Buxhetin, sado te mundoheni ta kontrolloni, nuk do mundin dot ta mbani te stabilizuar. Do ju duhet te shpenzoni për gjera te domosdoshme. Ne pune do përballeni me sfida te vështira. Po nuk u bashkuat me disa kolege nuk keni për t’ua dale dot mbanë.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Optimizmi do e rrethoje gjate gjithë kohës jetën tuaj këtë muaj. Do e gjeni kohen për gjithçka dhe për këdo. Ata qe janë ne një lidhje do e dëgjojnë me kujdes partnerin dhe do bëjnë me te mirën për te dy. Kujdes duhet pasur vetëm pas datës 20 kur duhet te merrni edhe disa vendime te mëdha. Beqaret duhet te zgjerojnë njëherë rrethin shoqëror sepse ne atë mënyrë do mund te kenë me tepër raste për lidhje te qëndrueshme. Për shëndetin duhet te përkujdeseni pak me tepër edhe sikur te mos keni shqetësime serioze. Merruni edhe me aktivitet fizik. Financat me zor do i mbani nen kontroll. Ne rastin me te keq kërkoni ndihme. Ne pune do jeni largpamës dhe do bëni te pamundurën për te dale mbi te gjithë. Do bëni gjithmonë plane dhe nuk do veproni pa qene me pare te sigurte.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Muaj mjaft dinamik do jete ky për te gjithë. Nuk do keni mundësi te mërziteni pasi çdo dite do jete e veçante. Për çiftet mund te ketë here pas here turbullira, por me mirëkuptim dhe tolerance gjithçka do zgjidhet shpejt. Do vini interesin e lidhjes tuaj para gjithckaje. Beqaret do kenë plot çaste te bukura dhe qe nga mesi i muajit mund te fillojnë edhe një lidhje. Ka mundësi qe atmosfera te jete edhe me harmonike nga sa e kishin menduar. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Mos e lëshoni veten sepse do jete me keq. Buxhetin do e keni gjithë kohës nen kujdes dhe nuk do mbeteni keq për asnjë çast. Ne pune do ju ofrohen mundësi te njëpasnjëshme për ta treguar veten. Mundohuni te mos nxitoheni për asgjë dhe t’i peshoni mire gjerat para se te veproni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here