Dëmi me kartmonedhat, KLSH kallëzon Fullanin

0
142

Prokuroria e Tiranes pas kallëzimit te Kontrollit te Larte te Shtetit ka regjistruar procedimin penal per menyren se si Banka e Shqiperise ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartmonedhave të demtuara nga viti 2010 deri ne 2104. Pas raportit për dëmin e shkaktuar, akuza do të verifikojë veprimet e ish-guvernatorit, Fullani, që ka drejtuar BSH në atë kohë.

KLSH pretendon ne nje raport se bankat e nivele te dyta ia kane blere qytetareve kartmonedhat me 80 % te vleres se tyre. Ndersa Banka e Shqiperise ia ka blere bankave te nivelit te dyte me 100 % te vleres. “Diferenca prej 20 % eshte perfituar ne menyre te jashteligjshme nga bankat”- thotë KLSH në kallëzim. Sipas saj, dëmi i shkaktuar është rreth 4 milionë euro. Mësohet se prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burimet thonë se do verifikohen veprimet e personave që kanë drejtuar Banken e Shqipërisë në atë periudhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here