Zbulohet kënga që Rita Ora do të këndojë në Vatikan

0
159

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka shprehur entuziazmin për pjesëmarrjen në koncertin që do të mbahet në Vatikan me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës gjatë një bisede me Jimmy Fallon në puntatën e mbrëmshme të emisionit të tij. Ajo tha se të këndosh për Papën është diçka e mrekullueshme, duke shprehur me nota humori edhe befasinë kur kishte lexuar ftesën dhe emrin e Papës në listën e të ftuarve.

“Nesër nisem për në Vatikan. Unë jam një person shumë spiritual, por të takosh Papën mendoj se është diçka e mrekullueshme. Do të ndodhë një mrekulli. Nënë Tereza do të shpallet shenjtore”, tha Ora. “What child is this who laid to rest” është kënga që Rita do të performojë në Vatikan, të cilën e zbuloi gjatë intervistës në “Tonight show” me Jimmy Fallon. Në koncert nuk do të mungojnë edhe emra të tjerë të njohur të skenës shqiptare të njohura botërisht, si soprano e famshme Inva Mula dhe Ermonela Jaho. Më 4 shtator bamirësja shqiptare Nënë Tereza do të shpallet shenjtore, 12 vjet pas lumturimit të saj nga ana e Papa Gjon Pali i II.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here