Të bëhesh fotomodel në moshën 60 vjecare (FOTO)

0
249

Të bëhesh model 60 vjeç: Philippe Dumas, duket se ia ka dalë, edhe pse gjithçka ka nisur për zbavitje. Philippe jeton në Paris, është diplomuar për jurisprudencë, por nuk e ka ushtruar asnjëherë profesionin e avokatit.

Modeli 1Në fillim kishte punuar vetëm me reklamat dhe në ndonjë film. Por në 2015-ën ka nisur një profesion të ri: për kuriozitet e la mjekrën që t’i rritej, duke menduar se i shkonte. Në këtë kohë fillojnë t’i vijnë përgëzimet e para dhe kështu “i riu” nisi të bëjë prova si fotomodel.

Modeli 3Ai filloi të kujdesej për “look”-un dhe t’u dërgonte foto agjencive e kështu nisi karriera e tij e re. “Jam shumë i lumtur dhe kënaqem shumë për këtë që po bëj. Të gjithë kanë ëndrra dhe e imja tani është ajo që mund të punoj për një fushatë promocionale të ‘Chanel’ apo ‘Dior’”, – ka deklaruar 60-vjeçari.

Modeli 4Modeli 5

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here