Britani, lokali që bllokon sinjalin e celularëve

0

Një lokal nate anglez në qytetin e Brighton iu ofron klientëve një përvojë në ditët e sotme mund të konsiderohet unike; të shijosh pijet pa pasur mundësi të kontrollosh telefonin.

Loading...

“The Gin Tub” ka marrë vlerësime shumë pozitive që në javën e parë të funksionimit, raporton Associated Press, pasi ka instaluar një bllokues të sinjalit të telefonave.

Ky raportohet të jetë rasti i parë që një bar britanik përdor teknologjinë për të ndaluar sinjalin e celularëve.

Bllokuesi i vendosur në tavanin e lokalit nuk e shkel ligjin e veçantë të miratuar në Britani në vitin 2006, që ndalon bllokimin e sinjalit të telefonave pa kabllo.

Pronari i lokalit, Steve Tyler thotë se telefonat celularë po shkatërrojnë lokalet. “Kur del natën me shoqëri nuk të duhen rrjetet sociale”, thotë ai.

Loading...

Lini nje pergjigje