Mbi 300 mln persona në botë të rrezikuar nga uji i ndotur

0
150

Më shumë se 300 milionë persona në botë janë të rrezikuar nga ndotja e ujit, kryesisht në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Sëmundjet që kërcënojnë njerëzit janë kolera dhe tifo, deklaroi të martën Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara (UNEP).

“Ndërmjet viteve 1990 dhe 2010, ndotja e shkaktuar nga viruset, bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë u rritën në më shumë se gjysmën e lumenjve nëpër tre kontinente, ndërkohë që nivelet e kripës u rritën në gati një e treta”, tha UNEP në një raport.

“Arsyet kryesore të rritjes së sipërfaqes së ndotur të ujit janë rritja e popullsisë, rritja e aktivitetit ekonomik, zgjerimi dhe intensifikimi i bujqësisë, si dhe një rritje në sasinë e ujërave të zeza të patrajtuara që derdhen në lumenj dhe liqene”, sipas UNEP.

“Problemi i cilësisë së ujit në një shkallë globale dhe numri i njerëzve të prekur nga cilësia e keqe e ujit janë shumë më të rënda sesa ne prisnim”, tha Dietrich Borchardt, autori kryesor i raportit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here