Standard.al

Kombëtarja inauguron me barazim “Loro Boriçin” ndaj Marokut

0

Kuqezinjtë inaugurojnë me barazim stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi” në Shkodër. Ndeshja e vlefshme për miqësoret para eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” mes Shqipërisë dhe Marokut, u mbyll me rezultatin e bardhe 0-0.

Rastet për shënimin e golit nuk munguan nga të dyja ekipet, por mungoi finalizimi para portave. Ndryshe nga pjesa e parë, De Biazi provoi në 45′ e dyta aktivizimin e 6 futbollistëve nga formacioni bazë.

Miqtë u shfaqën disi më agresivë në minutat e para të lojës, por nuk mungoi edhe reagimi i kuqezinjve. Cikalleshi shkoi më pranë golit në minutën e 26′. Një kros i Hysajt nga krahu i djathtë gjeti sulmuesin disi të zbuluar në zonë, por gjuajtja me kokë e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Edhe pse një ndeshje miqësore, De Biazi u pa disi i tensionuar. Ai bisedoi dy herë nga afër me Cikalleshin dhe Gashi për t’ju shpjeguar se si duhet të kombinoheshin në sulm.

Nga ana e tyre marokenët shfrytëzuan kundërsulmet, por Berisha u tregua i vëmendshëm duke pritur gjuajtjet e tyre në portë.

Miqve iu anulua edhe një gol në këtë takim për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Pak minuta para zbritjes së kuqezinjve në fushë u publikua edhe formacioni i skicuar nga De Biazi.

Ashtu siç u raportua një ditë më parë në, në formacionin bazë nuk ka surpriza; Hyka rreshtohet në krah me Gashin, ndërsa Cikalleshi titullar në sulm.

Para fillimit të takimit kreu i FSHF-së, Armand Duka e cilësoi këtë sfidë si nisjen e edicionit të ri.

“Kombëtarja filloj një edicion të ri, atë të eliminatoreve të Botërorit. Çunat duhet të kthehen me këmbë në tokë, sepse vetëm nëse japim 100 për qind arrimë diçka. Për mua ndeshja me Maqedoninë është më e rendësishmja”,-tha Duka

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.