Standard.al

Kapen dy motorra uji nga Shqipëria, arrestohet vlonjati (VIDEO)

0

Policia financiare italiane e Otrantos ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dy motorrë uji me prejardhje nga Shqipëria.

Ata janë indetifikuar nga roja bregdetare e komunës së San Fokës në rajonin e Pulias, ndërsa po lundronin në uëjrat italaine me drita të fikuar.

Menjëherë policia italiane ka nisur aksionin e ndjekjes së tyre.

Njëri prej drejtuesve të njërit prej motorrave të ujit ka mundur të mbërrijë në tokë në territorin e San Fokës, duke braktisur mjetin lundrues.

Ndërsa drejtuesi tjetër është bllokuar në mes të detit dhe është denoncuar nga policia italiane.

Ai është  19-vjeçari nga Vlora me iniciale S.K,  ndaj të cilit Prefekti i Lecces ka lëshuar urdhërin e dëbimit e të riatdhesimit.

Por gjatë këtij aksioni policia italiane nuk ka mundur të gjej lëndën narkotike, të cilët mendohet se dy motorrat e ujit po transportonin nga Shqipëria

Ky episod është mjaft i ngjashëm me atë të datës 22 gusht ku pak metra më larg se San Foca, në San Kataldo u sekeustruan dy motorra uji me 224 kg marijaunë në vlerë 2 milionë euro e u arrestua një shtetas shqiptar 37- vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.