Edhe vagonat e trenave të pasagjerëve i lyejnë në ngjyrën mavi si të PS-së

0
154

Natyrisht që kryeministri nuk lyen vagona. As nuk jep urdhër për një gjë të tillë. Kjo që ka ndodhur, ndonëse si rastësi ku edhe vagonat e udhëtarëve janë lyer në një bojë të dalë boje, siç është ngjyra mavi e PS-së tregon maninë për ti shërbyer Udhëheqësit. Pra për t’i bërë qejfin, ndonëse nuk është qejf një ngjyrë e tillë në vagona treni ! E kemi fjalën për urdinë e servilëve që turren të bëjnë ose sajojnë se çfarë ka qejf Udhëheqësi.

Kjo është një mënyrë pune ( që nuk është punë reale) e cila e sakaton konceptin e qeverisjes, pasi në vend që të bëjnë ato çka kërkon detyra e ligji rrijnë e presin se çdo Ai lart. Urdia e sërvileve janë në kapje të sinjaleve të Udhëheqesit dhe jo të kenë mendjen tek puna e tyre.

Si këto vagona treni janë kthyer shumica e dikasterëve të qeverisë, institucionet e varësisë deri në fund të Piramidës shtetrore. Shikojnë si e do kryeministri dhe ashtu vazhdojnë, pa sens ligji, logjike apo debati. Të ngrohtë e do Udhëheqesi, të ngrohtë ia japin ! Të ftohtë e do, të ftohtë ia çojnë !

Si vishet Udhëheqesi, ashtu vishen e qeshin krejt urdia e zyrtarëve afër tij. Dhe që janë me ngjyrë nga mavi  e jo nga e kuqja tradicionale e selisë së PS-së.

Edhe qeverisja është kthyer si ky vagon i shtrembër me ngjyrë mavi.

 

Koha Jonë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here