Siguria e mesazheve, facebook me opsion të ri “biseda sekrete”

0

Siguria e të dhënave apo mesazheve dhe privatësia në rrjetet sociale kanë qënë gjithmonë fokus i debateve të shumta, shoqëruar me një lloj frike të përdoruesve socialë se janë vazhdimisht “nën përgjim”.

Në këtë kuadër, Facebook është duke testuar një lloj shumë më të sigurtë të bisedës në Messenger, me disa karakteristika të reja.

Projekti i testuar quhet “biseda sekrete”, të cilat janë aktualisht në dispozicion vetëm si një opsion për një grup të vogël përdoruesish, kanë enkriptim “nga skaji në skaj” që do të thotë se edhe Facebook nuk mund t’i lexojë ato.

Si një element shtesë i sigurisë, një mesazh i dërguar në këtë mënyrë mund të lexohet vetëm në një nga pajisjet që i përkasin marrësit të mesazhit.

Ju gjithashtu mund të vendosni një kohëmatës që e bën mesazhin vetëshkatërrues, pas një farë kohe.opinion

Lini nje pergjigje