Seanca për Ligjin e Vettingut, Rama replika të ashpra me Berishën, ironi dhe sarkazëm

0

Replikat mes ish- kryeminsitrit Sali Berisha dhe kryeminsitrit Rama u rikthyen edhe në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe miratimin e pr/ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si vettingu. Ndërsa Berisha e quajti shtatorin, mujin e fundit të Ramës kryeministër nëse vettingu nuk do bëhej nga BKH, Rama i kujtoi atij se ishte pikërisht reforma në drejtësi ajo që i vinte kufirn tek thana politikës së vjetër.

Loading...

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi dhe të gjitha ndryshimet kushtetuese bëhen për hir të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ai pohoi se integrimi i Shqipërisë në BE nuk është një menu ku shqiptarët të zgjedhin atë që duan. “Nuk ka shumë për të rrahur gjoksin se kush e do më shumë drejtësinë dhe Kushtetutën dhe lirinë e demokracinë. Të votojmë këtë ligj dhe i bëmë të gjithë përpjekjet për konsensus. S’mund të ketë një konsensus alla-shqiptare që bie ndesh me konsensusin e ndërkombëtarëve për tu integruar në BE. Integrim në BE nuk është një menu që merr atë që të pëlqen, por merret e gjitha dhe s’mund të marrësh ca të pëlqen dhe lë atë që nuk pëlqen. Ndaj ne nuk jemi sovran për të zgjedhur ca na pëlqen, ndaj duhet ti nënshtrohemi të gjitha rregullave.”, tha Rama. Kryeminstri Edi Rama replikoi me Berishën ashtu siç ndodh në çdo seancë parlamentare. Ai tha se reforma në drejtësi i vë kufirin tek thana politikës së vjetër. “Politika e vjetër e ka kufirin tek thana, thana që vë kufirin është reforma në drejtësi pjesë thelbësore e saj është ligji i vettingut”.

Loading...

Lini nje pergjigje