Seanca e jashtëzakonshme e Vettingut/ Meta: Duhet votuar patjetër sot

0

Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur qëndrimin e tij sa i takon arritjes sot të një konsensus për të kaluar me shumicë votash projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si Vettingu. Në emër edhe të grupit Parlamentar të LSI-së, Meta iu drejtua Berishës se ishin vonë për Vettingun. “Nuk kisha ndërmend të flisja, por meqë u vendos një rregull paraprakisht, edhe unë vendosa të flas. Jemi shumë vonë për ligjin për Vettingun, por në raport me plotësimin e të drejtave tona. Do ishte mrekulli që të miratonim këtë në 30 gusht. Konsensusi ka të bëjë me legjitimitetin e reformës, ka të bëjë me besueshmërinë e procesit. Kam luftuar për konsensusin e kushtetutës si kryetar i parlamentit. Në një parlament me shumë probleme, me kaq shumë ngjarje të shëmtuar në këto 3 vite, po pranonte që t’i vinte njollë këtij vendi. Arsyeja ka qenë se jo vetëm besoj se konsensusi është i domosdoshëm, edhe sikur të kemi maxhorancë legjitime, por aq më tepër se ne nuk e kemi pasur këtë maxhorancë, shtojmë edhe 5 vota të PDIU, janë 88. Votat e tjera, sado patriotike të ishin, janë vota të diskutueshme. Mendoj se duhet të jeni të kënaqur për mesnatën e 21-22 korrik. Më duket e vështirë që të punojmë prape për të arritur një konsensus që të arrijmë të miratojmë mes 30-31 gushtit. E kam shtyrë këtë proces, për arsye të shumë faktorëve. Aktualisht, nuk më duket shumë bindëse qëndrimi i opozitës, ndaj jam edhe në emër të LSI. Opozita ka shprehur shumë kërkesa për formulime, disa janë marrë në konsideratë, Po ti vendosësh dy juristë bashkë, do thonë diçka ndryshe.”, tha Meta.BW

Loading...

Lini nje pergjigje