Vrasësit të John Lennonit i refuzohet lirimi me kusht nga burgu – për herë të nëntë

0
137

Mark David Chapmanit, vrasësit të ish-pjesëtarit të The Beatles, John Lennon iu refuzua për të nëntën herë radhazi lirimi nga burgu, bëhet e ditur nga autoritetet e burgut të shtetit të Nju Jorkut.

“Mund të konfirmoj se kërkesa është refuzuar”, tha një zëdhënëse e kontaktuar nga media. Ajo shtoi se nuk zotëronte detaje të metejshme rreth vendimit të komisionit të lirimeve me kusht.

Mark Chapman, 61 vjeç, u dënua në vitin 1981 me 20 vite burg. Ai duhej të fitonte lirinë në vitin 2000, por prej këtij viti ai po kërkon pa asnjë rezultat çdo dy vjet për lirimin nga burgu, transmeton atsh.

Ai vrau John Lennonin në hyrje të një ndërtese në Nju Jork më 8 dhjetor 1980.

Ai qëlloi pesë herë në drejtim në këngëtarit, ndërsa ky i fundit po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij Yoko Ono rreth orës 22:50 në Dakota, pranë Central Park.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here