Shqiptari 26-vjeçar gjendet i masakruar jashtë një pub-i në Greqi

0
133

Një shqiptar 26-vjeçar është gjetur i therur jashtë një pub-i në Selanik mëngjesin e sotëm. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar menjëherë në spital.

Mediat greke shkruajnë se ai ka disa plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Policia e ka identifikuar shqiptarit dhe thotë se ai është me precedent penalë në fushën e drogës, raporton panorama.

Gjendja e tij është e rënduar. Deri më tani nuk ka një pistë zyrtare ku janë përqendruar hetimet, por dyshohet se mund të jetë goditur me thikë për pazare droge.

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe pritet që të marrë edhe shqiptarin, pasi gjendja e tij të përmirësohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here