Përfundon takimi Basha-Lu, rinisin angazhimet për miratimin e reformës në drejtësi

0
152

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka rinisur angazhimet në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi.

Ai ka zhvilluar një takim prej rreth 60 minutash me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, takim i cili është zhvilluar në selinë e PD-së.

Ky takim vjen në një kohë që opozita ka depozituar në Kuvend amendamentet për ligjin e Vettingut.

Ndërkohë, rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ambasadori Lu pritet të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Kujtojmë se ditën e nesërme (30 gusht) do të zhvillohet seanca për miratimin e ligjit të Vettingut, që ka të bëjë me krijimin e institucioneve të reja që do të jenë në krye të procesit të emërimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here