Noka: Tahiri dalje qesharake, do të përmirësojë imazhin e një ministri të krimbur në krim e trafiqe

0
135

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e quajti përpjekje të dëshpëruar për të përmirësuar imazhin, daljen në parcelën me kanabis të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, bashkë me gazetarin e “The Economist”, në zonën e Tragjasit në Vlorë. Më tej, Noka vijoi me akuzat për ministrin e Brendshëm të renditura në 10 pika, ndërsa shtoi se donte të dinte a i kishte folur gazetarit të huaj për habilajt, Shullazin, sipërfaqet e shtuara të kanabisit, siç tha ai.

FJALA E PLOTE

“Paska bërë Tahiri i brendshëm ca foto me një gazetar të njohur, sikur është në krye të një operacioni anti-drogë. Kjo është një nga gjërat më qesharake dhe më të pabesueshme sot në Shqipëri. Dua ti kujtoj Tahirit të brendshëm nëse i foli gazetarit; 1-Që i ka dhënë makinën e tij private habilajve, grupit më të madh të trafikut të drogës në zonën Fier-Vlorë

2-Që është i mërzitur kohët e fundit se prokuroria me ndihmën e partnereve i ka futur në burg kumbarin e tij Shullazi

3-Që ka djegur laboratorin e drogës për të zhdukur provat për trafikantët e mbrojtur prej tij

4-Që ai për interes të Edi Ramës mban llogaritë e 30 përqind të përfitimit për cdo rrënjë kanabis

5-Që siperfaqja e mbjellë me drogë vitin e kaluar është 5-fishuar, ndërsa këtë vit droga ka pushtuar gjithë vendin

6-Që Shqipëria renditet e para si vend prodhues i drogës në BE

7-Që drejtuesit e tij të policisë janë në krye të këtij biznesi, ruajnë dhe kontrollojnë këtë trafik dhe vjelin taksën 30 përqind

8-Që cdo burim e aset bujqësor është kthyer në dispozicion të drogës

9-Që janë të paktën 4 të vrarë në dy muajt e fundit për parcelat e drogës

10-Që ekonomia kriminale e drogës po asfikson ekonominë e ndershme në vend

Këto janë të vërtetat e drogës dhe Tahirit të brendshëm që i di mbarë opinion publik. Këto bën mirë t’ia thotë edhe gazetarit të cilin e shfrytëzon për të përmirësuar imazhin e tij. Një përpjekje e dëshpëruar se nuk ka si të përmirësohet imazhi i një ministri të krimbur në krim e trafiqe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here