Nesër seanca e jashtëzakonshme. A do të pranohet drafti me amendamentet e opozitës?

0

Nesër më 30 gusht, parlamenti pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ligjin e Vettingut. Drafti i shumëdebatuar kaloi javën e shkuar vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita nuk pranoi ta votojë atë nën për nen.

Loading...

Gjatë mbledhjes së fundit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, opozita kishte përgatitur një draft me rreth 40 amendamente për projektligjin e vetingut, por ato nuk u pranuan nga anëtarët e maxhorancës dhe i rrëzuan një nga një. Ky fakt bëri që opozita të mos votojë projektligjin në tërësi, duke deklaruar se në nenet e tij shkelet Kushtetuta e vendit. Partia Demokratike ka përgatitur një draft të ri me amendamente ligjore për projektligjin e vetingut.

Loading...

Lini nje pergjigje