Lojtarët që janë akoma në “mëshirë të fatit” (FOTO)

0
153

Afati kalimtar verorë mbyllet me 31 gusht, ndërsa shumë yje janë në udhëkryq.

Mario Balotelli, Joe Hart e Bastian Schweinsteiger janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që nuk pëlqehen në skuadrat e tyre dhe janë në kërkim të një aventure të re.

Ndërrimet e trajnerëve kanë bërë që këta lojtarë të mos pëlqehen nga trajner si Jurgen Klopp, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.

Por këta nuk janë të vetmit, pasi ka edhe tjerë.

Më poshtë mund t’i mësoni disa nga yjet që janë në kërkim të një mjedisi të ri për të shpërthyer.

Joe Hart

Portieri i Kombëtares nuk është zgjedhja e parë e Pep Guardiolas te Manchester City, ndërsa në vend të tij është blerë Claudio Bravo nga Barcelona. Ai mund të ndërrojë mjedis në çastet e fundit të këtij afati kalimtar.

JoeHart

Mario Balotelli

Jurgen Klopp nuk e ka në planet e tij Mario Balotellin, ndërsa e ka dërguar shpesh të stërvitet edhe me ekipin e dytë. 11 skuadra e kanë refuzuar djaloshin italian.

Balotelli

Bastian Schweinsteiger

Fituesi i Kupës se Botës vazhdon të stërvitet me Manchester Unitedin, por Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij.

kukull-naziste-si-bastian-schweinsteiger_hd.jpg

Yaya Toure, Wilfried Bony dhe Eliaquim Mangala

Nuk është vetëm Joe Hart që kërkon skuadër të re te Manchester City. Aty janë edhe yje si Yaya Toure, Ëilfried Bony dhe Eliaquim Mangala. Të gjithë këta nuk pëlqehen nga Guardola.

tre

Diego Lopez

Ish portieri i Real Madridit, Diego Lopez, nuk kishte pritur që vendin i tij ta zinte një 17 vjeçar. Gianluigi Donnarumma, është portieri i parë të Milani dhe spanjolli po kërkon skuadër.

lopez

Alessio Cerci

Italiani është ende pjesë e Atletico Madrid, por Cerci kërkon largimin. Ai ishte më parë në huazim AC Milan dhe Genoa.

zyrtare-alessio-cerci-nd-euml-rron-skuad-euml-r_hd.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here