Korçë/ 41-vjeçari masakron me sende të forta 23-vjeçarin për motive të dobëta

0
126

Një sherr i ndodhur në një lokal ka bërë që një djalë i ri të përfundojë në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës.

Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se, 23-vjeçari me inicialet M. T., është dërguar me urgjencë për në spital pas goditjes me sende të forta në kokë.

Policia ka bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm është njoftuar se në Spitalin e Korçës, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. T, rreth 23 vjeç, i dëmtuar në kokë.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një lokal pranë fshatit Dishnicë-Korçë, është konfliktuar me shtetasin O. Zyberi, 41 vjeç, banues në Korçë.

Ky i fundit e ka goditur të riun me inicialet M. T, me sende të forta në kokë.

Pas ndihmës të marrë në Spitalin e Korçës, i dëmtuari është nisur për mjekim të specializuar, në Spitalin e Traumës  në Tiranë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, ndodhet i shoqëruar në Komisariat. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here