Standard.al

Kallashi lahet në vaskë për të hequr “njollat” e fituara në Kosovë

0

Me vallëzimin e saj të veçantë bëri famë gjithandej. Brenda pak kohësh u bë aq e njohur sa tashmë e njohin të gjithë .

U bë më e përfolura në botën e shou bizit. U bë edhe më e kërkuara nëpër mediat shqiptare , shkruan Kosovarja për Kallashin, e cila pos vallëzimit hyri edhe në botën e muzikës dhe lansoi disa këngë të realizuara në klipe , të cilat edhe u pëlqyen mjaft nga fansat e shumtë.

Siç dihet, ka ditë, që Kallashi  iku nga Kosova. Tashmë ajo gjendet në Amerikë. Ende nuk dihet në cilin vend as qytet. Anipse ajo edhe prej andej poston foto të “zanatit “ të vjetër, nuk dihet se me kë është, çka punon, ku punon.

Me foton e dërguar enkas për Kosovaren , tek ajo shihet në vaskë , bashkangjet edhe fjalët:të shumtën e kohës po e kaloj nën dush, në vaskë , po lahem e shpërlahem e po e hjek “njollat “ e fituara në Kosovë.

Se për çfarë njollash  e ka fjalën Kallashi nuk e dimë, por e dimë se për te pati shumë paragjykime, thashetheme e spekulime të ndryshme , të cilat padyshim edhe e kanë shqetësuar dhe penguar në jetën e saj të bujshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.