Forcat speciale të Irakut zbulojnë kampin ku stërviteshin ushtarët e ISIS (VIDEO)

0
150

Forcat speciale të Irakut së bashku me forcat e milicisë lokale kanë zbuluar një kamp sekret të terroristëve të Shtetit Islamik në provincën Anbar.

Ky lajm bëhet i ditur nga media ruse ‘Sputnik’, që shkruan se kampi ishte fshehur në mënyrë perfekte për të mos u zbuluar.

Kampi që ka shumë tunele të nëndheshme, është përdorur për të trajnuar forcat elitare të ISIS.

Autoritetet thanë gjithashtu se në këtë kamp sekret të terroristëve janë trajnuar luftëtarë për të luftuar forcat e armatosura irakene në Falluxha dhe qytete të tjera të çliruara të provincës Anbar.

Gjatë kontrolleve, u zbuluan armë, objekte trajnimi dhe pajisje të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here